Sport

Një ekip nga fshati mes skuadrave elitare

Futbollistët e Bashkimit nga fshati Koretin janë të gatshëm për befasinë e radhës në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

Pas eliminimit të 2 Korrikut në rrethin e katërt, ekipi që bën gara të Ligën e Dytë (kategoria e tretë) në 1/8 e finales do të përballet me Lirinë e Prizrenit.

Bashkimi është ekipi i vetëm i kategorisë së tretë që ka mbijetuar deri në këtë rreth të garave të Kupës. 15 skuadrat tjera të kësaj faze janë ato të Superligës - 12 dhe tri të kategorisë së dytë.

Fituesi në këtë fazë përcaktohet me vetëm një ndeshje dhe ajo ndërmjet Lirisë dhe Bashkimit, zhvillohet të dielën (12:30) në Prizren. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.