Sport

Januzaj dëshiron “t’ua mbyllë gojën kritikëve”

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, ka thënë se do të japë maksimumin për t’ua mbyllur gojën kritikëve.

Anësori, që u paraqit për herë të parë tek Unitedi në sezonin 2013/14, ka pasur 63 paraqitje për klubin. Januzaj vlerësohej si ndër talentet më të mëdha në Evropë, por deri sa nga Unitedi u larguar David Moyes. Pas ardhjes së Louis van Gaalit, Januzaj u huazua te Dortmundi dhe më pas te Sunderlandi, para se të shitej nga Jose Mourinho gjatë verës. Te Real Sociedadi Januzaj kaloi për 10 milionë funte dhe tani po synon të “heshtë kritikët me paraqitjet e veta”.

“Këta njerëz nuk dinë për futboll. Nuk më intereson. Vazhdoj të punoj. Ju mund të ecni vetëm në një drejtim dhe kjo është t’ua mbyllni gojën. Sapo ta bëni këtë, ata duken qesharakë”, ka thënë Januzaj për kritikët e tij në një intervistë për “The Independent”.

Januzaj ka thënë se këto kritika e bëjnë edhe më të fortë.

Në një intervistë të ditëve të fundit, Januzaj dha edhe arsyet përse vendosi të luante për Belgjikën para Kosovës dhe Shqipërisë.