Sport

Operohet me sukses sulmuesi i Prishtinës, Khalid

Sulmuesi i Prishtinës, Basit Abdul Khalid është operuar me sukses nga miniskusi, ka konfirmuar klubi nga kryeqyteti përmes faqes zyrtare.

KF Prishtina konfirmon se ai do të jetë i gatshëm ta ndihmojë skuadrën vetëm në stinorin pranveror, transmeton Koha.net.

Khalid, i lindur në Gana, pjesë e Prishtinës është nga muaji prill i vitit 2016 duke regjistruar 51 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola.