Kryetari i Milanos, Giuseppe Sala, ka thënë se pas një takimi Interi e Milani janë pajtuar që të investojnë në “San Siro”.
Stadiumi “San Siro” shfrytëzohet nga të dy gjigantët e Serie A, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të krijojmë një komision për të verifikuar të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion. Synimi kryesor është që të gjejmë zgjidhjen për nevojat e klubeve brenda disa muajsh”, është shprehur Sala pas takimit me udhëheqësit e klubeve.
Ai më tutje ka thënë se, “u pajtuam që një stadium i rinovuar dhe modern është një element vlere për qytetin e Milanos dhe për të dyja klubet. Të dy klubet thanë se do të investojnë”.