Sport

Shqipëria pa Strakoshën ndaj Spanjës e Italisë

Descriptive Text

Portieri Thomas Strakosha ka shfaqur disa probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për kombëtaren shqiptare në dy përballjet e ardhshme kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” me Spanjën dhe Italinë.

Stafi mjekësor i kombëtares shqiptare i ka dhënë leje portierit të rikthehet në Itali dhe të nisë rehabilitimin pranë klubit të tij, Lazios, transmeton Tch.

Për të zëvendësuar Strakoshën, menjëherë i është bashkuar kombëtares portieri i Kukësit, Enea Koliçi. 31 vjeçari është surprizuar kur ka marrë ftesën për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit dhe menjëherë është drejtuar hotelit për të qenë nën urdhrat e Christian Panuccit.