Sport

Doellman pritet të mos luajë për Kosovën në parakualifikime

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, pritet të paraqitet pa yllin kryesor në parakualifikimet e Kampionatit Botëror të vitit 2019, shkruan sot Koha Ditore.

Amerikani i natyralizuar, Justin Doellman, sipas të gjitha gjasave nuk do t'i ndihmojë Kosovës në këto ndeshje. Në të vërtetë, ai pritet "të kursehet" nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), bënë të ditur të mërkurën burime të gazetës brenda federatës.

Në vend të tij, Kosova do të angazhojë amerikanin tjetër të natyralizuar, Shawn Jones, po ashtu i pozitës qendër. Vjet Kosova natyralizoi tre amerikanë, por vetëm njërin ka të drejtë ta shfrytëzojë në të njëjtën kohë. Amerikani i tretë i natyralizuar është plejmejkeri Scott Bamforth. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.