Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferdinand po mendon të zhvillojë vetëm një meç

Rio Ferdinand thotë se nuk është duke kërkuar të bëjë karrierë në boks, por është i fokusuar të marrë licencën e boksit profesionist dhe të ketë një luftë.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Anglisë ka paralajmëruar muajin e kaluar se do të futet në boksin profesionist, dhe kishte thënë se do të synojë një titull kampioni, shkruan BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Karriera e Ferdinandit 38-vjeçar po mbështetet nga kompania e basteve Betfair, përcjell Koha Ditore.

"Dua të shoh nëse mund të marr licencë dhe të bëhem profesionist e të kem një meç", ka thënë Ferdinand. "Nuk po shikoj të kem një karrierë këtu. Unë po shikoj të kem një meç profesionist, dhe të shohim se si do të ec më pas. Ndoshta do të më mbërthej dhe do të them se dua të qëndroj këtu"...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.