Sigal Prishtina e sigurt do të marshojë drejt titullit të 13-të të kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në të vërtetë klubi bardhekaltër nuk do të ketë konkurrencë për edicionin 2017/18 të IP Superligës, i cili starton të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore. Kështu ka thënë të hënën basketbollisti më i mirë kosovar Dardan Berisha, që njëherësh është edhe kapiten i Përfaqësueses së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy edicion pritet të jetë më i dobëti i pasluftës në Kosovë për shkak të krizës së thellë financiare të klubeve, në veçanti atyre me renome si Peja e Trepça. Këto dy skuadra pritet të paraqiten kryesisht me lojtarë të rinj, të cilët do të luajnë në mënyrë vullnetare - pa paga.
Përderisa Trepça ka nisur më herët me përgatitjet, skuadra e Pejës ka filluar të hënën mbrëma. Këtu dy skuadra do të përballen në xhiron e parë të këtij edicioni në Mitrovicë, të enjten...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.