Guardiola: Barcelona nuk është dashur të luante ndaj Las Palmas Foto: Reuters

Guardiola: Barcelona nuk është dashur të luante ndaj Las Palmas

02 tetor 2017 14:49

Ish-trajneri i Barcelonës, ka folur për situatën në Katalunja.

Referendumi i mbajtur dje në Katalonja, ka shkaktuar jo pak trazira në Barcelonë, ku ka pasur përleshje mes policisë dhe votuesve.

Ndeshja e programuar për t’u luajtur në Camp Nou mes Barcelonës dhe Las Palmas është zhvilluar pa praninë e tifozëve dhe kjo nuk i ka pëlqyer Pep Guardiolas, i cili mendon se Barça nuk është dashur të luante fare, transmeton ksp.

“Përballja mes Barçës dhe Las Palmas nuk është dashur të luhej”, ka thënë Pep për Catalunya Radio.

“Nëse vendos që të luhet, atëherë duhet të ketë tifozë brenda stadiumit, duke përfshirë edhe pasojat që mund të ketë”, ka shtuar ai.

Guardiola, gjithashtu ka mbrojtur Gerard Piquen i cili është akuzuar për deklaratat pro-pavarësisë së Katalonjës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme