Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajeti mund të kthehet te Baseli

Futbollisti me prejardhje shqiptare është duke u kërkuar nga kampionët e Zvicrës.

Starti i dobët i sezonit për Baselin, i cili ka mbledhur vetëm 15 pikë në 10 ndeshjet e para, ka bërë që drejtuesit e klubi të mendojnë për ndryshime në skuadër, duke filluar nga faza e sulmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Albian Ajeti ka përfunduar në radarët e kampionëve të Zvicrës, për të cilin sipas gazetës Blick, Baseli është i gatshëm të paguajë tre milionë euro skuadrës së St. Gallen, që ta transferojë shqiptarin gjatë muajit janar, transmeton ksp.

Ajeti e ka nisur karrierën profesioniste me Baselin, para se të transferohej tek Augsburgu në Bundesligë, por atje nuk gjeti hapësira dhe vendosi të kthehej në Zvicër në skuadrën e St. Gallen.

Këtë sezon 20-vjeçari ka shënuar tre gola në shtatë paraqitje me fanellën e St. Gallen.