Sot fillon niveli i dytë i trajnimit për trajnerë të xhudos

Sot fillon niveli i dytë i trajnimit për trajnerë të xhudos

02 tetor 2017 10:20

Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë me organizimin e trajnimeve për trajnerë, që këtë herë mbahet për Federatën e Xhudos së Kosovës, transmeton Koha.net.

Trajnimi mbahet në Palestrën e xhudos në Pejë dhe fillon sot në ora 15:00, ndërsa zgjatë deri më 9 tetor 2017.

Ligjërues do të jetë eksperti ndërkombëtar nga Kroacia, z.Tomislav Marinajoviç.

Për Federatën e Xhudos së Kosovës, ky është niveli i dytë i trajnimit, pasi nivelin e parë e kanë kryer vitin e kaluar.

Ky është trajnimi i tretë këtë vit që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, për ciklin olimpik, 2017 - 2020.

Javë më parë, trajnimi u mbajt për Federatën e Boksit të Kosovës dhe atë të Volejbollit.

Federata e Xhudos së Kosovës të dielën përfundoi me sukses edhe kursin bazik për administratorë të sportit, në të cilin u çertifikuan zyrtarë të federatës, të klubeve, trajnerë e xhudistë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme