Sport

Guardiola përgëzon De Bruynen

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka vlerësuar lart Kevin de Bruynen, pasi mesfushori belg shënoi gol të shtunën dhe e ktheu skuadrën e tij në krye të renditjes në Premier League.

De Bruyne realizoi një gol të bukur me një gjuajtje jashtë zonës, ndërsa City fitoi 1:0 në udhëtim ndaj kampiones në fuqi, Chelseat, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

I pyetur pas ndeshjes nëse forma e De Bruynes është befasuese, Guardiola është përgjigjur: “Jo. Ai mund të bëjë absolutisht çdo gjë. Me top, ai mund të vendoset në pozita të ndryshme dhe të asistojë si me top të shkurtër ashtu edhe të gjatë. Pa top ai është personi më modest dhe më i ndrojtur. Ai thotë: ‘Nëse më duhet të vrapoj 100 kilometra për skuadrën, atëherë do ta bëj këtë’”, ka deklaruar Guardiola.

“Nuk është e lehtë të gjesh një njeri të tillë, me talent të tillë. Për këtë arsye ai është një nga kapitenët tanë dhe mendoj se ai ka bërë një hap para”.

De Bruyne ka vazhduar formën e tij të jashtëzakonshme këtë stinor, kur me një gjuajtje nga largësia, me të majtën, mposhti portierin e Chelseat, Thibaut Courtois, në minutën e 67-të, pas një kombinimi të dyfishtë me Gabriel Jesusin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.