Lëndim i rëndë për Franck Ribery Foto: Reuters

Lëndim i rëndë për Franck Ribery

02 tetor 2017 09:12

Franck Ribery, i cili doli nga loja i dëmtuar në ndeshjen që Bayern Munchen barazoi ndaj Hertha Berlin me rezultatin 2-2, mund të ketë thyer ligamentet e jashtme të gjurit të majtë.

Konfirmimin e dha trajneri i ri i skuadrës bavareze, Willy Sagnol, i cili zëvendësoi Carlo Ancelottin.

“Është një dëmtim në gju. Duhen parë rezultatet e analizave për të marrë vesh më shumë, por dyshojmë se bëhet fjalë për frakturë në ligamentet e jashtme të gjurit”, tha Sagnol.

34-vjeçari Ribery u rrëzua në vrapim e sipër gjatë minutës së 62-të të ndeshjes, pa pasur asnjë kontakt me kundërshtarët.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme