Sport

Ramadani kthehet për titull të ri

Zekirija Ramadani nuk ka pritur që kaq shpejt do të gjejë punë sërish në Kosovë, e aq më pak te Ferronikeli. Trajneri shqiptar nga Maqedonia, që doli kampion me Trepçën '89 edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës në futboll, pret të arrijë suksese edhe me Ferronikelin.

Ramadani të hënën (sot) do të debutojë si trajner i Ferronikelit në ndeshjen derbi kundër Dritës së Gjilanit. Në postin e shefit të shtabit te skuadra nga Drenasi e zëvendësoi Gani Sejdiun, që dha dorëheqje ditë më parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndeshja e xhiros së tetë e elitës së futbollit kosovar ndërmjet Ferronikelit dhe Dritës do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ferronikeli nën drejtimin e Sejdiut pas shtatë xhirosh ka grumbulluar dhjetë pikë, kurse Drita ka një më shumë.

“Pres një disiplinë taktike në lojën kundër Dritës, një luftë sportive në fushë dhe gjithashtu një fitore”, ka thënë Ramadani të dielën për gazetën.

Ramadani të shtunën zhvilloi stërvitjen e parë si trajner i Niklit. Ai u nda i kënaqur me lojtarët dhe me kushtet për punë. Pret që me ekipin e Ferronikelit të dalë kampion. Ai thekson se në punën e tij nuk do të ndryshojë asgjë prej asaj që ka bërë te ‘89-shi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.