Pique, Puyol e Xavi, në mbështetje të votës për pavarësi në Katalonjë

Pique, Puyol e Xavi, në mbështetje të votës për pavarësi në Katalonjë

01 tetor 2017 14:36

Procesi i votimit në referendumin për pavarësinë e Katalonjës ka prekur edhe sportin në këtë rajon, sidomos futbollin.

Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës, e shprehu vullnetin e tij në kutitë e votimit, duke publikuar edhe foton e tij në rrjetet sociale.

“Sapo votova. Së bashku do të jemi të pathyeshëm në mbrojtje të demokracisë”, shkruan Pique në “Twitter”, pa harruar të komentojë edhe atë çfarë po ndodh në rajonin katalanas, ku janë regjistruar dhjetëra të plagosur. “Ky është një turp”, tha 30-vjeçari pas hedhjes së votës së tij në kuti.

Një tjetër emër i madh i futbollit katalanas, që ka dhënë opinionin e tij në lidhje me këtë proces, është edhe ish-kapiteni legjendar i Barcelonës, Carles Puyol, edhe ky nëpërmjet rrjetit social “Twitter”. “Të votosh është demokraci”, shkruante 39-vjeçari në postimin e tij, shkruan Tch.

Për referendumin në Katalonja dhe atë çfarë po ndodh në rajon foli edhe Xavi Hernandez, edhe ky një emër i dashur për katalanasit. Mesfushori 37-vjeçar, që aktualisht është pjesë e Al Sadd në Katar, shprehu indinjatën për incidentet në vend.

“Ajo çfarë po ndodh sot në Katalonjë është një turp, është e papranueshme që në një vend demokratik të të mohohet e drejta e votës. Mbështes të gjithë personat që po kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, në formë paqësore. Rroftë Katalonja”, tha Xavi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme