Gjyqtari i takimit Barcelona – PSG mund ta pësojë keq Foto: Reuters

Gjyqtari i takimit Barcelona – PSG mund ta pësojë keq

09 mars 2017 22:31

Deniz Aytekin, gjyqtari që drejtoi ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe PSG-së në Ligën e Kampionëve mund të mbetet jashtë fushave për shkak të performancës së tij në takimin e mbrëmshëm, raporton Marca.

Pierluigi Collina, kreu i gjyqtarëve në UEFA që është përgjegjës për caktimin e zyrtarëve për ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, do të vendosë se çfarë do të ndodhë me Aytekinin, transmeton Koha.net.

Marca kupton se shanset që ai të drejtojë edhe një tjetër ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë sezon nuk duken edhe aq të mira.

Burimet e UEFA-s kanë konfirmuar për Marcan se kjo është mënyra e Collinës për të zvogëluar gabimet e gjyqtarëve të tij.

Megjithatë, UEFA nuk pritet që t’i jep atij ndonjë dënim strikt referit gjerman, por ai mund të dërgohet të referojë në ndeshje të profilit më të ulët, apo thjeshtë të lihet jashtë fushave për një periudhë të caktuar.

Barcelona mbrëmë është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi arriti të fitojë me rezultat 6 me 1, duke përmbysur kështu disavantazhin prej katër golave nga ndeshja e parë në Paris.

Por, rastet e akordimit të dy penaltive në favor të Barcelonës kanë zgjuar debat.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme