Pesë lojtarë të Bayernit ishin kundër Ancelottit

Pesë lojtarë të Bayernit ishin kundër Ancelottit

29 shtator 2017 14:26

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka thënë se pozita e Carlo Ancelottit u vështirësua në momentin kur kundër tij dolën pesë lojtarë.

Ancelotti u shkarkua të enjten pas humbjes 3 me 0 nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë fund serisë negative të Bayernit në këtë sezon.

Shefi i Bayernit, Karl-heinz Rummenigge pohoi se shkarkimi i Ancelottit erdhi si pasojë e performancës së dobët të ekipit, por Hoeness ka theksuar se lojtarët kryesorë ishin fajtorë për thyerjen e ekipit me trajnerin.

“Ishin pesë lojtarë kundër Ancelottit”, ka thënë Hoeness për Westfalenpost.

“Ishte e pamundur të dalësh nga kjo situatë.

Treshja Robert Lewandowski, Thomas Muller dhe Arjen Robben ishin kritikët kryesorë për formën e dobët, me holandezin që nuk i dha përkrahje trajnerit italian pas humbjes në Paris.

Willy Sagnol do të jetë menaxher i përkohshëm i Bayernit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme