Mungesa e medaljeve të mëdha nga Krasniqi e Gjakova ka revoltuar Kukën

Mungesa e medaljeve të mëdha nga Krasniqi e Gjakova ka revoltuar Kukën

29 shtator 2017 11:33

Të enjten është tërhequr shorti për turneun Grand Prix të xhudos që prej të premtes (sot) mbahet në Zagreb të Kroacisë. Befasisht, pjesë e shortit nuk ishin xhudistët e Kosovës, që në garën e Zagrebit janë paraqitur rregullisht. Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, është e lënduar, ndërsa përzgjedhësi Driton Kuka, ka vendosur që garuesit e tjerë të mos i dërgojë në Zagreb.

Ndonëse xhudistët - edhe pa llogaritur rezultatet kulminante të Majlindës - janë dukshëm më të suksesshëm se sportistët e tjerë në vend, Kuka nuk është i kënaqur me rezultatet e arritura këtë vit. Për këtë edhe ka vendosur të mos dërgojë garuesit në Zagreb, shkruan sot Koha Ditore.

"Nuk jemi në Zagreb, po qëndrojmë pak në shtëpi. Po pauzojmë pak nga garat. Nuk bënë që të pritet vetëm prej Majlindës gjithmonë. Nora Gjakova e Distria Krasniqi është dashur të vijnë te medaljet këtë vit. Edhe Akil Gjakova nuk është duke i arsyetuar pritjet që i kam pasur, nuk po i arsyeton as për së afërmi", ka thënë Driton Kuka, të enjten, për gazetën Koha Ditore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme