Sport

Mkhitaryan: Fusha ishte e tmerrshme

Golashënuesi i Manchester Unitedit sonte ndaj Rostovit, Henrikh Mkhitaryan pas barazimit ka thënë se ndeshja e sotme nuk ishte interesante për t’u shikuar për shkak të terrenit të keq.

Unitedi barazoi në udhëtim ndaj Rostovit, 1-1, dhe kushtet e fushës nuk ishin në nivelin më të lartë për ta zhvilluar këtë takim të Ligës së Evropës, transmeton Koha.net.

“Provuam të fitojmë, luajtëm aq mirë sa mundëm në këtë fushë. Nuk dua të flas për fushën pasi ajo ishte e tmerrshme për të dyja ekipet. Nuk ishte ndeshje interesante për shikuesit. Nuk ka rëndësi nëse jeni në epërsi prej 1-0, duhet të jeni gati për gjithçka. Pranuam golin dhe ishte një gabim, por kemi ndeshjen e kthimit”, është shprehur Mkhitaryan për BT Sport.