Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti falënderon Bayernin pas shkarkimit

Carlo Ancelotti është shprehur për herë të parë që nga shkarkimi prej postit të kryetrajnerit te Bayerni.

Italiani ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të falënderuar klubin gjerman dhe fansat e vet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte nder i madh të isha pjesë e historisë së Bayern Munichut. Do të doja të falënderoja klubin, lojtarët dhe fansat e mahnitshëm”, ka shkruar Ancelotti në Facebook.

Bayerni shkarkoi Ancelottin pas humbjes turpëruese 3 me 0 nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve si dhe startit të dobët të sezonit.