Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paralajmërohet shkarkimi i Ancelottit

Bayern Munichu raportohet se sot mund të shkarkojë trajnerin Carlo Ancelotti.

Kampioni gjerman u mposht 3 me 0 nga Paris Saint-Germaini të mërkurën në Ligën e Kampionëve, duke vazhduar formën e përzier në fillim të këtij sezoni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për një kohë të gjatë është raportuar se trajneri italian do të largohet në fund të këtij sezoni, me Julian Nagelsmannin e Hoffenheimit që mund ta zëvendësojë atë.

Gazeta gjermane “Bild” tani raporton se klubi bavarez do të ketë bisedime me Ancelottin pasi ekipi të arrijë në Gjermani.

Lojtarët e Bayernit kanë kritikuar metodat e italianit, derisa Arjen Robbeni refuzoi t’i jap përkrahje atij pas humbjes nga Parisi.

Në rast shkarkimi të Ancelottit, Willy Sagnol do të jetë trajner i përkohshëm.