Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali me përvojë në ndeshjen për Ligën e Europës

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka insistuar se do të luajë me ekip më me përvojë në ndeshjen e së enjtes ndaj BATE Borisovit në Ligën e Europës.

Londinezët kanë udhëtuar në Bjellorusi dhe kanë ftuar në ekip lojtarë të akademisë, siç janë: Josh Da Silva, Reiss Nelson, Joe Willock, Matt Macey dhe Cuba Akpom.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në konferencën për media, francezi ka premtuar se ndeshjen ndaj bjellorusëve do ta marrë seriozisht, përkundër faktit se i mbesin veç 72 orë për ndeshjen e Premier Ligës ndaj Brightonit.

“Të hënën thash se do të luaj me një ekip më me përvojë dhe bankë të re – këtë do ta bëj”, ka thënë Wenger.

“Kemi orar të ngjeshur. Është ndeshje e rëndësishme, vetëm dy apo tre lojtarë të rinj do të luajnë. Është test i mirë për ta, pasi u duhet të përballen me atmosferën e mirë. Do të jenë të zhurmshëm.