Sport

Trajnerët ndezin derbin Drita – Gjilani

Drita dhe Gjilani, do të takohen për herë të 24-të pasluftës në kuadër të kampionatit, në derbin më të madh të futbollit kosovar që mbledhë më së shumti shikues në stadium, rreth 10 mijë.

Të dyja skuadrat po kalojnë formë të mirë dhe kanë nga 10 pikë, pas gjashtë ndeshjeve të luajtura deri me tani, raporton KTV.

Trajneri i Dritës, Milaim Zuzaku , ka deklaruar se skuadra që ai drejton është në formë të mirë dhe do të synojë ta vazhdojë serinë e fitoreve.

Ndërkaq, Arbnor Morina i Gjilani që nuk di për humbje në këtë kampionat me dy fitore dhe katër barazime, ankohet në mungesën e katër lojtarëve të përbërjes së parë.