Sport

Zidane: Ishte paraqitje fantastike, por ende s’ka përfunduar

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane pas fitores ndaj Napolit ka vlerësuar lartë paraqitjen e ekipit të tij, por ka theksuar se ende është loja e hapur.

Real Madridi e mposhti Napolin në përballjen e parë me rezultat 3 me 1, me golat e shënuar nga Benzema, Kroos e Casemiro, transmeton Koha.net. Kurse për Napolin shënoi Insigne.

“Luajtëm një ndeshje fantastike, nuk e di nëse ishte ndeshja më e mirë që kemi zhvilluar në këto kohë të fundit, por filluam mbarë. Do të shkojmë në një terren të vështirë, do të vuajmë dhe ende është ndeshje e hapur. Duhet të shkojmë atje dhe të mbarojmë punë, pasi jemi në avantazh prej 3-1. Intensiteti ynë, fokusi ishte shumë i lartë dhe kjo ka rëndësi për ne. Kundër një ekipi të mirë me lojtarë në formë duhet të jesh ashtu”, është shprehur Zidane.

Ai ka thënë se është shumë i lumtur që Kroos ka shënuar sonte.

“Kroosit i pëlqen të hyjë në zonën e rreptësisë dhe kemi folur rreth kësaj së fundmi. Ai ka kapacitetin që të vrapojë më tepër, si në aspektin ofanziv edhe atë defansiv. Ai ka këmbë të shkëlqyera dhe mund të shënojë nga ato pozita, dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Zidane pas takimit.