Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zgjidhet problemi mes Neymarit dhe Cavanit

Menaxheri i Paris Saint-Germainit, Unai Emery, ka thënë ta ketë zgjidhur problemin e penalltive mes Neymarit dhe Edinson Cavanit.

Dyshja sulmuese ishte përfshirë në një zënkë në fitoren 2 me 0 ndaj Lyonit pasi secili prej tyre donte të ekzekutonte një penalti, të cilën në fund e humbi Cavani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shumë prej lojtarëve tanë mund të realizojnë [penaltitë]”, ka thënë Emery në konferencën për media para ndeshjes me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve. “Shumë prej tyre dëshirojnë t’i ekzekutojnë”.

“Edinsoni dhe Neymari janë gati. Do të ketë shumë penalti dhe të dy do të përfitojnë nga kjo. Kam folur me të dy. U kam thënë se do të shkojnë gjërat tani e tutje”.