Reali shpreh interesim për Dybalan

Reali shpreh interesim për Dybalan

26 shtator 2017 17:30

Real Madridi raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e Paulo Dybalas gjatë verës së ardhshme.

Argjentinasi në prill të këtij viti nënshkroi kontratën e re me kampionin italian, por forma e tij e jashtëzakonshme në sezonin e ri ka joshur interesimin e Real Madridit.

Sipas Mundo Deportivos, presidenti i Madridit, Florentino Perez, është duke menduar transferimin e Dybalas pas Kylian Mbappe u transferua te Paris Saint-Germaini.

Për Dybalan interesim ka shprehur edhe Barcelona.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme