Sport

Reali në janar provon transferimin e Draxlerit

Real Madridi raportohet se do të provojë transferimin e Julian Draxlerit të PSG-së në afatin kalimtar të janarit.

Pas startit të dobët, Reali po synon të zgjerojë opsionet në sulm dhe Draxleri duket se është në radar të “Mbretërve”.

Sipas “Don Balon”, Reali po dëshiron blerjen e Draxlerit pasi e di që PSG duhet të shesë lojtarë pas ardhjes së Neymarit dhe Kylian Mbappes.

24-vjeçari sezonin e shkuar realizoi 10 gola në 26 paraqitje në Ligue 1.