Rashica lë të hapur mundësinë e largimit nga Vitesse

Rashica lë të hapur mundësinë e largimit nga Vitesse

26 shtator 2017 10:33

Mesfushori kosovar i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga skuadra holandeze Vitesse pas këtij edicioni.

Rashica në një intervistë dhënë "goal.com" ka theksuar se nuk e di nëse ndonjë skuadër ka shprehur interes konkret për ta transferuar.

Mediumet në Itali ditë më parë kanë raportuar se për të, interesim të madh ka shprehur skuadra e Lazios. Edhe gjatë verës së këtij viti emri i Rashicës u përfol për një kalim të mundshëm te Napoli. "Nuk e di nëse Lazio ka shprehur interesim. Unë dua që çdo ndeshje të luaj më mirë dhe më pas të shohim. Sidoqoftë, është e mirë të luash sa më shumë ndeshje të mëdha në stadiume të mëdha. Kjo është ajo që e dëshirojnë të gjithë. Për mua është viti i tretë te Vitesse dhe dëshiroj të luaj sa më mirë. Pas këtij sezoni unë do të shoh se çka do të ndodhë", ka thënë Rashica.

21-vjeçari këtë edicion në gjashtë paraqitje me fanellën e Vitesses në kampionatin holandez ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim. Dy asistime ka edhe në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Reprezentuesi i Kosovës te Vitesse u transferua në verën e vitit 2015 nga Vushtrria.

Rashica ka folur edhe për ndeshjet e ardhshme.

"Kundër Ajaxit i kemi pasur energjinë dhe mentalitetin e duhur. Për një ndeshje si kundër Ajaxit nuk kemi nevojë për motivim. Presim vazhdimësi të rezultateve pozitive", ka theksuar Rashica.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme