Ancelotti: Arsenali një ekip i rrezikshëm, duhet të luajmë si sonte edhe në Londër

Ancelotti: Arsenali një ekip i rrezikshëm, duhet të luajmë si sonte edhe në Londër

15 shkurt 2017 23:45

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti pas fitores ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve ka thënë se ekipi i tij duhet të luajë edhe në ndeshjen kthyese me të njëjtin intensitet.

Ai ka thënë se pjesa e parë ishte më e vështirë, por në pjesën e dytë ekipi i tij thotë se mori balancën, transmeton Koha.net.

“Ishte një ndeshje e mirë, filluam mbarë. Arsenali arriti të barazojë dhe patëm disa probleme në pjesën e parë. Por, në pjesën e dytë shpirti i ekipit ishte shumë i mirë, kishim balancë dhe intensitet”, është shprehur Ancelotti.

Trajneri italian më tutje ka thënë se kjo ndoshta ishte performanca më e mirë e ekipit të tij.

“Kishim disa performanca të mira më parë, prandaj nuk e di nëse kjo ishte performanca më e mirë e jona, por kjo nuk ishte ndeshja përfundimtare, dhe fatkeqësisht kemi edhe ndeshjen kthyese. Rezultati i sotëm është i rëndësishëm por nuk duam të gabojmë. Kemi avantazh por ndeshja në Londër duhet të jetë e mirë, dhe duam ta luajmë me koncentrimin e njëjtë si sonte, në mënyrë që të shmangim problemet”, është shprehur italiani.

Ai më tutje ka thënë se, “Arsenali është një ekip i rrezikshëm, sidomos me kundërsulme. Fizikisht, ne luajtëm me intensitet më të lartë në pjesën e dytë, dhe mendoj se kjo ishte arsyeja që patëm atë kontroll të lojës”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme