Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Kololli i mungon Kosovës

Numri i mungesave te Përfaqësuesja e Kosovës për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për botërorin "Rusia 2018", të hënën është rritur edhe për një.

Mbrojtësi i krahut, Benjamin Kololli, është futbollisti i radhës i konfirmuar që nuk do të mundë të luajë kundër Ukrainës më 6 tetor në Shkodër dhe kundër Islandës më 9 tetor, në Reykjavik, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbrojtësi i skuadrës zvicerane Lausanne, ka pësuar një lëndim dhe do t'i mungojë Kosovës, ka bërë të ditur trajneri në largim i Kosovës, Albert Bunjaki.

Pak ditë më parë, Bunjaki ka bërë të ditur se në ekip nuk do të përfshijë as të lënduarit: Herolind Shala e Enis Alushi, kurse për shkak të problemeve me dokumentacion nuk do të mundë të llogarisë në Eroll Zejnullahun... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.