Sport

Kosova mund të vendosë për skuadrën që do të shkojë në Botëror

Descriptive Text

Pos për prestigj, dy ndeshjet e fundit eliminatore për botërorin "Rusia 2018", nuk kanë ndonjë peshë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Është e qartë tashmë që Kosova do të përfundojë e fundit në Grupin I të eliminatoreve të para të saj, shkruan sot Koha Ditore.

Por Kosova, nëse ia del të shkëputet nga rrjedha e rezultateve të deritashme, mund të ketë ndikim të madh në kualifikimin e përfaqësueseve të tjera. Si asnjë grup tjetër në zonën evropiane, Grupi I është i hapur sa i takon kualifikimit.

Vendi i parë në grup kualifikohet direkt për botëror, ndërsa përfaqësuesja e vendit të dytë me shumë gjasa do të vazhdojë garimin në barazh. Për pozitën e parë, e po ashtu për pozitën e dytë në garë janë katër përfaqësuese: Kroacia, Islanda, Turqia e Ukraina. Me dy prej tyre, Kosova luan në tetor. Më 6 tetor e pret Ukrainën, ndërsa më 9 tetor i shkon Islandës...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.