Sport

Conte: Një ditë patjetër do të kthehem në Itali

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka deklaruar se e ka marrë malli për Italinë dhe se një ditë do të kthehet që të jetë sërish trajner atje.

Conte u bë trajner i Chelseat më 2016 dhe udhëhoqi “Blutë” drejt triumfit në Premier Ligë në sezonin e parë.

Më parë ai ka qenë pjesë e Arezzos, Barit, Atalantas, Sienas, Juventusit dhe kombëtares italiane.

Gjithë karrierën e tij edhe si futbollist e kaloi në vendlindje.

“Kam nostalgji për Italinë. Nuk e kam në plan të qëndroj larg për shumë gjatë. Sapo të kem disa eksperienca të mira do të kthehem në Itali, sigurisht. Nuk e di kur, por ky është qëllimi im”, ka thënë ai për “Radio Rai”.