Sport

Milik mungon deri në janar

Descriptive Text

Arkadiusz Milik do të mungojë rreth katër muaj për shkak të operimit në gju, ka konfirmuar Napoli.

Sulmuesi i klubit italian këputi ligamentin e gjurit për herë të dytë për një vit.

Klubi tani ka konfirmuar se futbollisti është operuar me sukses dhe se do të mungojë së paku edhe katër muaj.

Ndërkohë doktori që kreu operacionin ka thënë se “futbollisti po ndihet shumë keq për këtë lëndim”.