Sport

Zënka me Ronaldon i kushtoi Van Nistelrooyt me largim

Sulmuesit holandez Ruud van Nistelrooy i kishte përfunduar karriera te Manchester Unitedi, pas një mosmarrëveshjeje me Cristiano Ronaldon e ri, në të cilën ishin shkëmbyer komente lidhur me babanë e Ronaldos.

Van Nistelrooy ishte lojtar shumë i favorizuar te Manchester Unitedi, mirëpo i ishte treguar dera vetëm pak kohë pas mosmarrëveshjes me Ronaldon, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Trajnerit Sir Alex Ferguson nuk i kishte mbetur mundësi tjetër pos ta largonte holandezin.

Zbulimet për largimin e Van Nistelrooyt kanë dalë në ditarin e publikuar së fundi të Alastair Campbell, një shok i ngushtë i Fergusonit dhe zëdhënësi i dikurshëm i ish-kryeministrit të Britanisë, Tony Blair.

Në shënime është bërë e ditur si Van Nistelrooy ishte bërë i vështirë të menaxhohet dhe donte të ishte në qendër, duke e lënë Fergusonin të pasigurt se çfarë të bënte me këtë lojtar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.