Sport

Peja është dënuar për borxhe të 2015-s

Dy lojtarë që qëndruan pak kohë në Kosovë dhe që u larguan pa lënë fare gjurmë, po i kushtojnë shtrenjtë skuadrës së Pejës, që është futur në krizë të thellë financiare e organizative.

Peja aktualisht e ka të ndaluar të bëjë transferime të lojtarëve, pasi është sanksionuar nga Gjykata e FIBA-s (BAT) për shkak se u ka mbetur borxh dy lojtarëve të mëparshëm të saj dhe agjentit të tyre. Deri në fundjavë është ditur se Peja është e suspenduar, por nuk ishte bërë e ditur se cilat raste i kishte humbur, shkruan sot “Koha Ditore”.

FIBA në fundjavë njoftoi se bëhet fjalë për raste të humbura për basketbollistë që për Pejën kanë luajtur në pjesën e parë të vitit 2015. Edicioni 2014/15 ishte shumë i suksesshëm për Pejën dhe atëherë nuk bëhej fjalë për ndonjë krizë financiare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.