Sport

Kosova, “qendër evropiane” e sportit që pak e praktikon

Descriptive Text

Peshëngritësi i Kosovës, Bleron Fetahu, qëndronte në një prej ulëseve të tribunës kryesore të palestrës së vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku po zhvillohet kampionati evropian i peshëngritjes për të rinj, përkatësisht për grupmoshat U-15 dhe U-17. Ai shikonte me vëmendje garuesit e shteteve të tjera pjesëmarrëse.

Fetahu do të ngjitet të martën në binën e vendosur në mes të sallës. Do të dalë në skenë për të ngritur pesha. Nuk pret të ngjitet në podium për të marrë ndonjë medalje në këtë ngjarje të madhe të sportit specifik që po mbahet në Kosovë. Është i bindur se garimi do t'i shërbejë shumë për të ardhmen, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Për fat të keq nuk pres medalje, por pres të arrij në dhjetëshen më të mirë dhe ta thyej rekordin tim personal. Ka dy vjet që stërvitemi pa trajnerë dhe kjo na ka lënë prapa, por unë kam besim se shpejt do të përmirësohen gjërat. Nga kjo konkurrencë ne mësojmë shumë. Do të na shërbejë për të ardhmen. Na shërben për të parë se sa larg apo edhe sa na duhet të punojmë për të arritur në nivele të larta. Nga kjo që kam parë, nuk jemi shumë larg, por as afër. Jemi 10 apo 20 kilogram më dobët”, thotë Fetahu.

Kosova është një prej 32 shteteve pjesëmarrëse në kampionatin evropian për U-15 dhe U-17 që nisi të shtunën dhe do të përfundojë më 30 shtator... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.