Sport

Interi fiton në fund, mbetet prapa Napolit e Juves

Interi ka fituar në fund të ndeshjes ndaj Genoas për të mbetur në top-treshe, prapa Napolit e Juves.

Danilo D’Ambrosio realizoi golin e vetëm në minutën e 87-të për fitoren e pestë nga gjashtë xhirot e para.

Në fund Omeonga dhe Taraabt u ndëshkuan me të kuq për të lënë Genoan me dy futbollistë më pak në fushë.

Interi ka 16 pikë, ndërsa Napoli dhe Juve kanë nga 18 në krye të tabelës.