Sport

Dybala: Më shumë dëshiroj tituj se gola

Descriptive Text

Paulo Dybala është duke kaluar një formë fantastike me ekipin e tij Juventus, por synimi kryesor i tij mbetet fitimi i titujve.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar dy gola në fitoren 4-0 të Juventusit ndaj Torinos, të shtunën, transmeton ksp.

“Jam duke kaluar nëpër një formë të mirë, dhe shënimi i golave është diçka fantastike, por gjëja më e rëndësishme për mua është fitimi i titujve”, ka thënë Dybala.

23 vjeçari ka shënuar 9 gola në gjashtë ndeshjet e para në Serie A, këtë sezon.