Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba mund të mungojë edhe më gjatë

​Kirurgu finlandez, Sakari Orava, ka pohuar se Manchester United e ka kontaktuar për t’u konsultuar rreth lëndimit të mesfushorit Paul Pogba.

Francezi i lëndoi muskujt hamstring në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Baselit, më 12 shtator, dhe tani mund të ketë nevojë që t’i nënshtrohet operacionit, transmeton ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Orava, i cili javën e kaluar e ka operuar edhe yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele, ka thënë se lëndimi i Pogbas mund të kalohet edhe pa operacion, por 24 vjeçari nuk ka pasur përmirësim gjatë kësaj kohe, dhe prandaj vendimi do të merret javën e ardhshme.

“Djajtë e Kuq” e prisnin kthimin e Pogbas për derbin kundër Liverpoolit, më 14 tetor, por në rast të operacionit, ai mund të mungojë edhe për disa ndeshje të tjera.