Sport

Rruga e vetmuar e Gundoganit drejt kthimit në fushë

Nga ana e tjetër e murit, Ilkay Gundogan mund të dëgjonte zhurmat pas përfundimit të pjesës së parë.

Mund të dëgjonte thumbat që shkelnin nëpër dysheme, fjalët me të vogla të bashkëlojtarëve të tij te Manchester City dhe po ashtu fjalimin e trajnerit Pep Guardiola.

Gundogan kishte qenë me ta vetëm disa minuta më herët, kur City kishte kaluar në epërsi ndaj Watfordit dhe ishte rrugës së mbarë për të shënuar fitoren e parë në shtëpi në Premier League pas tre muajve, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Jo shumë kohë pas golit, ai u mundua të fitonte një top të humbur dhe u fut në duel me Nordin Amrabatin e Watfordit. Ata u përplasën. Gungodan ra në tokë dhe ngriti dorën për të thirrur stafin mjekësor.

Në fillim, ai ishte i sigurt se nuk ishte tepër serioze. Kishte një ndjenjë të çuditshme në gjurin e djathtë.

“Ndjenjë e ngjashme si kur kërcet dy gishta, por pa zhurmë”, ka thënë Gundogan. I ndihmuar nga Max Sala, mjeku i Cityt, Gundogan u ngrit në këmbë. Ai mund të qëndronte në këmbë dhe mundi të ecte anash fushës.

Sala ishte i mendimit se është më mirë që ndeshja për Gundoganin të mbaronte aty, por futbollisti insistoi se është në rregull. Me gjithë dyshimet e mjekut, Gundogan deshi të vazhdonte. Në disa prekje të para dukej çdo gjë në rregull, por me të bërë një kthesë Gundogan sërish ndjeu atë ndjesi.

“Mendova se diçka nuk ishte në rregull. E kuptova se duhej të largohesha nga loja”, thotë mesfushori.

Disa minuta më vonë, në dhomën e tretmanit që gjendet në anën tjetër të murit të zhveshtores të skuadrës së Cityt, u konfirmua dyshimi që kishte Sala në fushë.

Gundogan kishte këputur ligamentin krucial të gjurit. Shumë sportistë i frikësohen një lëndimi të tillë më tepër se çdo lëndimi tjetër. Ndoshta nuk është po aq e dhimbshme dhe e tmerrshme sa është thyerja e këmbës, por është më e rrezikshme. Jo shumë kohë më parë, ky lëndim ishte faktor që shumë sportistë përfundonin karrierat; edhe tash, shumë që pësojnë nga ky lëndim e kanë të vështirë të gjejnë formën e vjetër... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.