Koka është një figurë shumë e respektuar në botën e betejës së pëllumbave në qytetin e Kajros. Jeta e tij sillet rreth përgatitjeve për garat, në të cilat të gjithë fqinjët përplasen për të gjuajtur dhe kapur pëllumbat e njëri-tjetrit.
Kur është larg dueleve të tilla, Koka tërë kohën e kalon duke u kujdesur për qindra pëllumbat që i ka, të cilët i mban në një kullë të rrënuar prej druri të ndërtuar mbi çatinë e tij, shkruan “Al-Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSikurse kultivuesit e tjerë të pëllumbave, edhe Koka i konsideron këto shpezë si thesar të vërtetë për shkak të besnikërisë, disiplinës dhe krenarisë së thellë që e sjellin.
“Kjo është jeta ime. Unë jetoj për pëllumbat, pasi ata janë gjithë çka kam. Pëllumbat më bëjnë të ndihem mirë dhe gjatë tërë kohës të jem i qetë. Natyrisht, edhe kujdesi im ndaj tyre nuk mungon asnjëherë”, insiston Koka.
Aktualisht Koka është njëri prej më të mirëve në betejat e pëllumbave, një sport ky që ka rrënjë dhe është i zgjeruar në qytetin e lashtë të Egjiptit, Kajro. Koka pothuajse është i pamposhtur, pasi pëllumbat e tij janë shumë të dëgjueshëm dhe detyrat i kryejnë me përpikëri. Betejat e pëllumbave janë shumë interesante.
Dy garuesit i lëshojnë pëllumbat të fluturojnë në qiell dhe pastaj përmes thirrjeve dhe fishkëllimave të ndryshme, i ftojnë që të kthehen. Por detyra e pëllumbit gjatë fluturimit është të mashtrojë pëllumbin e grupit tjetër, duke e bërë që ta përcjellë atë te pronari i tij. Ai që arrin t'ia rrëmbejë kundërshtarit pëllumbin, shpallet fitues i betejës.
“Me këtë sport kam filluar të merrem në moshë shumë të re. Fillimisht startova me pak pëllumba, kurse tash kam qindra sish. Të gjithë i kam fituar nëpër beteja, dhe për këtë arsye jam i respektuar në botën e këtij sporti në Kajro”, thotë Koka me krenari... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.