Napoli mban kreun në Serie A Foto: Reuters

Napoli mban kreun në Serie A

23 shtator 2017 19:57

Skuadra e Elseid Hysajt ka arritur të fitoj 3 pikë të plota të vështira në udhëtim tek skuadra Spal.

Ishin vendësit ata që kaluan të parët në epërsi përmes Schiattarellas në minutën e 13-të, epërsi që zgjati vetëm një minutë pasi shifrat u barazuan nga Insigne në minutën e 14-të.

Pjesa e parë përfundoi me barazim, ndërsa napolitanët kaluan në epërsi vetëm në minutën e 72-të përmes Callejon, epërsi që po ashtu nuk zgjati shumë pasi që vendësit, përmes Vivianit u rikthyen në lojë duke barazuar në minutën e 78-të.

Kur u duk se ndeshja do të përfundojë me këtë rezultat, Napoli vendosi fatin e ndeshjes në minutën e 83-të përmes Ghoulamit, duke çuar rezultatin në 2-3.

Me këtë fitore, Napoli mbetet në pozitën e parë me 18 pikë të grumbulluara nga 6 ndeshje, për dallim nga Spal që deri më tani ka arritur të mbledh vetëm 4 pikë me një fitore, një barazim dhe 4 humbje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme