Skuadra e Elseid Hysajt ka arritur të fitoj 3 pikë të plota të vështira në udhëtim tek skuadra Spal.
Ishin vendësit ata që kaluan të parët në epërsi përmes Schiattarellas në minutën e 13-të, epërsi që zgjati vetëm një minutë pasi shifrat u barazuan nga Insigne në minutën e 14-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa e parë përfundoi me barazim, ndërsa napolitanët kaluan në epërsi vetëm në minutën e 72-të përmes Callejon, epërsi që po ashtu nuk zgjati shumë pasi që vendësit, përmes Vivianit u rikthyen në lojë duke barazuar në minutën e 78-të.
Kur u duk se ndeshja do të përfundojë me këtë rezultat, Napoli vendosi fatin e ndeshjes në minutën e 83-të përmes Ghoulamit, duke çuar rezultatin në 2-3.
Me këtë fitore, Napoli mbetet në pozitën e parë me 18 pikë të grumbulluara nga 6 ndeshje, për dallim nga Spal që deri më tani ka arritur të mbledh vetëm 4 pikë me një fitore, një barazim dhe 4 humbje.