Sport

Një shqiptare synon majën më të lartë në Everest

Një shqiptare alpiniste do të provojë majën më lartë të botës, Everest. Ajo është Uta Ibrahimi, nga më të rrallat femra në botë që synojnë të ngjisin këtë majë.

Në një konferencë për mediat, ku u prezantua ekspedita, trajneri Xhimi Begeja u shpreh se janë pak alpiniste femra në botë që kanë pushtuar majën e Everestit. Ai zgjodhi Uta Ibrahimin.

‘’Kurajo e kësaj, dhe dëshira nuk ishte thjesht se po merr një iniciativë personale. Por ne kemi studiuar të gjitha elementët. Unë i kam thënë, nëse do të shkosh në Everest, do ta marrësh parasysh dhe ta futësh në kokë, me qëllimin që mund të shkosh por edhe mund të mos kthehesh më’’,-u shpreh Begeja.

Ngjitja e Uta Ibrahimit, shqiptares nga Kosova do të bëhet në nëntor të këtij viti me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku ajo do të përpiqet të shoh boten nga Maja Everest me lartësi 8848m mbi nivelin e detit.

‘’Jam ndjerë e nderuar, edhe me shumë kënaqi e kam pranuar këtë ftesë. Në fillim më është dukur shumë ëndërr e parealizueshme, sepse është shumë e kushtueshme dhe kërkon shumë përgatitje’’,-u shpreh Uta.

Stërvitja e Uta Ibrahimit ka filluar me trajnimin 4 javor në Himalaja, me ngjitje në 3 maja Yalung Peak 5700m mbi nivelin e detit, Nurbu Peak 5800m mbi nivelin e detit dhe Ramdung Peak 5925m mbi nivelin e detit.

Projekti vazhdon me fazën e dytë në muajin Mars – Prill 2017, me disa ngjitje të tjera, të cilat do e përgatisin Utën në ngjitje teknike dhe aklimatizim për të kulmuar me 8848m lartësi, bën me dije “Report TV”.

Projekti “Shqiptarja ne Everest” është konceptuar nga Shoqata Dajti Alpino Turistike me në krye Xhimi Begeja. Ky projekt vjen pas disa eksperiencave alpinistike ndëkombëtare.

Ndër to është ngjitja historike e Xhimit së bashku me djalin e tij Matheo Begeja në majën më të lartë të botës me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë në vitin 2012.