Sport

Roma, fitore të pastër ndaj Udineses

Skuadra e kryeqytetit italian, Roma, ka rritur të sigurojë një fitore të pastër duke mposhtur Udinesen si vendës.

Ndonëse edhe mysafirët nuk bën lojë të keqe, duke pasur raste të mira shënimi, ishin sulmuesit e Romës që e siguruan fitoren qysh në pjesën e parë.

Edin Dzeko shënoi që në minutën e 12-të pas një asisti nga Nainggolan si rrjedhojë e një rrëmuje në mbrojtjen kundërshtare, raporton Koha.net.

Në minutën e 30-të, ishte golashënuesi i parë, Dzeko, ai që i asistoi El Shaarawyt për rezultatin 2-0.

Kur skuadrat po bëheshin gati të shkonin në pushimin 15 minutësh, El Shaarawy shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Udineses për të çuar rezultatin në 3-0.

Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Perotti i Romës huqi një penalti, dhe nga ky rast, mysafirët u nisën në kundërsulm për të shënuar golin e ngushëllimit përmes Jens Larsenit.

Këto gola i mjaftuan Romës që të ngjitet në pozitën e 4-të me 12 pikë të mbledhura nga 5 ndeshje. Ndërkaq, skuadra Udinese gjendet në pozitën e 16-të, e cila këtë sezon ka regjistruar vetëm një fitore dhe 4 humbje, me vetëm 3 pikë.