Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema dëshiron të pensionohet te Reali

Karim Benzema ka bërë të ditur planet që të përfundojë karrierën te Real Madridi.

Ish-sulmuesi i Lyonit vazhdoi kontratën deri në vitin 2021 dhe nëse i përmbahet kontratës ai mund të zgjasë qëndrimin për 12 vjet në Bernabeu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë viteve të fundit është raportuar për largimin e tij të mundshëm nga Reali, me Arsenalin që ka shprehur interesim për të gjatë kësaj vere, por ai është i përgatitur që t’i jap fund karrierës te klubi spanjoll.

“Madridi ka qenë si familje në vitet e mia më të vështira të karrierës”, ka thënë Benzema.

“Ata më kanë përkrahur gjithmonë. Ndjehem i dashur te Real Madridi. Më pëlqen futbolli i Realit dhe dua të pensionohem këtu. Nuk ka klub si Real Madridi. Ky do të jetë klubi im i fundit”.