Sport

Andre Ward tërhiqet nga boksi

Superylli amerikan i boksit Andre Ward, ka vendosur të tërhiqet nga sporti. Ward këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate të publikuar në faqen e tij zyrtare. 33-vjeçari, kështu mbylli karrierën në boksin profesionist me 32 fitore nga po aq meçe, prej tyre 16 me nokaut. Ai ka fituar tituj bote në kategorinë super të mesme dhe gjysmë të rëndë.

Së fundi kishte zhvilluar dy meçe në peshën gjysmë të rëndë me rusin Sergey Kovalev, duke i fituar të dyja. Ishin meçe për tituj të botës në versionet IBF, WBA dhe WBO.

"Dua të jem i qartë, po largohem pasi trupi im nuk mund më të përballojë ashpërinë e sportit dhe për këtë arsye dëshira ime për të luftuar më nuk është aty", ka shkruar Ward në komunikatë. "Nëse mund t'i jap familjes sime, skuadrës sime dhe tifozëve maksimumin, atëherë nuk duhet të luftoj".

(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.