Sport

Ceremoni speciale më 9 tetor për mbylljen e karrierës së Lorik Canës

Descriptive Text

Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana do të mbyllë zyrtarisht karrierën e tij në datën 9 tetor përpara ndeshjes zyrtare eleminatore Shqiperi-Itali.

Me këtë rast, FSHF do të organizojë ceremoninë e posaçme për mbylljen e karrierës të kapitenit të saj ndër vite, i cili numëron edhe rekordin e pjesëmarrjes me fanellën kuqezi të përfaqësueses, me 93 ndeshje.

Përpara nisjes së takimit, një ceremoni speciale do të realizohet në vlerësim dhe mirënjohje për ish-kapitenin Lorik Cana.