Paris Saint-Germaini raportohet se i ka ofruar Real Madridit shërbimet e Edinson Cavanit pas zënkës që ka pasur ai me Neymarin.
Dyshja e klubit parisien pati një zënkë lidhur me penalltinë të cilën e humbi në fund Cavani dhe kjo zënkë raportohet se ka vazhduar edhe pas ndeshjes të cilën PSG-ja e fitoi 2 me 0 kundër Lyonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas gazetës spanjolle “Diario Gol”, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka kontaktuar me presidentin e Realit, Florentino Perez, të cilit i ka ofruar shërbimet e uruguaianit.
Karim Benzema të mërkurën vazhdoi kontratën për katër vjet, por Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar ose gjatë verës së ardhshme.