Haradinaj, kryeministri i tretë që premton stadium kombëtar

Haradinaj, kryeministri i tretë që premton stadium kombëtar

21 shtator 2017 08:57

Ramush Haradinaj është kryeministri i tretë i Kosovës, që në programin e tij qeverisës ka prioritet ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Para tij, ishin zotuar ta kryenin këtë projekt dy qeveritë e kaluara, të udhëhequra nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Kryeministri Haradinaj gjatë takimit që pati me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) të martën, u zotua se do të ndërmerren veprime për nisjen e ndërtimit të stadiumit kombëtar të futbollit.

Si prioritet në programin e Qeverisë për katër vjetët e ardhshëm 2017-2021, parashihet edhe ndërtimi i stadiumit kombëtar. Në draft-programin e Qeverisës nuk shkruan se në çfarë periudhe do të nisin dhe kur do të përfundojnë punimet, por se do të kryhet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme